ZYRTARE/ UEFA vendos! Zbulohet data dhe orari kur do të luajë Partizani ndaj gjeorgjanëve të Saburtalos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2022 | 8:48

ZYRTARE/ UEFA vendos! Zbulohet data dhe orari kur do të luajë Partizani ndaj gjeorgjanëve të Saburtalos

Partizani nuk pritet ta luajë në Tiranë ndeshjen e kthimit ndaj Saburtalos, në kuadër të raundit të parë të Ligës së Konferencës.

PARTIZANI

Të kuqtë kanë regjistruar në UEFA dy stadiume për ndeshjen, “Elbasan Arenën” dhe “Air Albania”-n, por janë të detyruar të luajnë jashtë kryeqytetit.

Arsyeja është ndeshja se Tirana do të luajë me Dydelanzh dy ditë përpara të kuqve pikërisht në “Air Albania”.

Kështu, sfida e kthimit do të luhet në Elbasan më datë 14 korrik në orën 20:00.

UEFA ka zyrtarizuar edhe orarin e ndeshjes së parë, që do të zhvillohet në Gjeorgji, në stadiumin “Mikheil Meskhi” të Saburtalos.

Kjo ndeshje do të luhet më datë 7 korrik, duke nisur nga ora 18:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"