Zyrtare/ UEFA ndryshon orarin e ndeshjeve të Championsit, ja kur do të luhen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2017 | 17:03

Zyrtare/ UEFA ndryshon orarin e ndeshjeve të Championsit, ja kur do të luhen

UEFA nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetin social “Twitter” ka raportuar se duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të ketë ndryshime në orarin e ndeshjeve. Organi më i lartë i futbollit në Europë ka vendosur tashmë dy orare të ndryshme zyrtare.

champions-league

Dy ndeshje do luhen në orën 19:00 ndërsa 6  të tjerat nuk do të luhen sipas orarit të zakonshëm 20:45, por në ora 21:00. Dhjetorin e kaluar Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi për vendime të ndryshme, duke përfshirë dhe orarin zyrtar të ndeshjeve.

UEFA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"