ZYRTARE/ U largua trajneri pas 7 sezonesh, klubi i Kategorisë së Dytë me staf të ri teknik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 20:47

ZYRTARE/ U largua trajneri pas 7 sezonesh, klubi i Kategorisë së Dytë me staf të ri teknik

Skuadra e Maliqit ka nisur të organizohet për sezonin e ri futbollistik. Juglindorët nuk mundën të siguronin do qëndrimin në Kategorinë e Parë, teksa u rikthyen në të Dytën.

Maliqi

Pas 7 sezonesh Maliqi nuk do të drejtohet nga trajneri  Egli Malësija, i cili vendosi të largohej për të nisur një aventurë të re te Devolli, ndërkohë që stoli i është besuar ndihmësit të tij Erjon Beqiri, që së bashku me Alatin Ametlli, do të drejtojnë Maliqin këtë sezon.

Lajmi është konfirmuar edhe nga presidenti Gëzim Topçiu, që ka dhënë bekimin e tij për stafin e ri teknik. Maliqarët do të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri në datën 15 gusht, në drejtimin e dyshes Beqiri-Ametlli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"