ZYRTARE/ U largua pa përfunduar faza e parë e kampionatit, ish-lojtari i Flamurtarit prezantohet te ekipi i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2020 | 21:07

ZYRTARE/ U largua pa përfunduar faza e parë e kampionatit, ish-lojtari i Flamurtarit prezantohet te ekipi i ri

Semir Bajraktareviç u largua nga Flamurtari pa përfunduar faza e parë e kampionatit, teksa së fundmi është zyrtarizuar edhe te ekipi i ri.BAJRAKTAREVIC

Boshnjaku ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në vendlindje, teksa ka firmosur me Celik. Lojtari ka firmosur një kontratë për 18 muajt e ardhshëm, dhe shpreson të tregojë një formë të mirë te ekipi i ri.

Bajraktareviç u largua nga Flamurtari që në muajin nëntor, dhe shkak për këtë u bënë pagat e pa marra te klubi vlonjat.

Tashmë çështjen e pagave me kuqezinjtë pritet ta zgjidhë në FIFA, dhe tashmë përpiqet të dhurojë paraqitje të shkëlqyera në ekipin e ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"