ZYRTARE/ U largua nga Vllaznia, mesfushori prezantohet te skuadra e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2021 | 19:09

ZYRTARE/ U largua nga Vllaznia, mesfushori prezantohet te skuadra e re

Tashmë është zyrtare, Behar Ramadani përforcimi i parë i ekipit të Drenicës. Mesfushori që sezonin e shkuar mbajti veshur fanellën e Vllaznisë, i është bashkuar skuadrës së Bledar Devollit që militon në Superligën e Kosovës.

Ramadani

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Drenicës nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Mësohet se Ramadani ka firmosur kontratë deri në fund të sezonit, teksa është venë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Devolli.

Drenica

Në të kaluarën 30-vjeçari shkodran ka mbajtur veshur edhe fanellën e Luftëtarit, Tërbunit, Burrelit, Mamurrasit, teksa kjo do të jetë aventura e parë në kampionatin e Kosovës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"