ZYRTARE/ U largua nga Shkëndija e Tetovës, Qatip Osmani prezantohet tek skuadra e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2019 | 18:45

ZYRTARE/ U largua nga Shkëndija e Tetovës, Qatip Osmani prezantohet tek skuadra e re

Nga dita e sotme Qatip Osmani, do të jetë trajneri më i ri i Shkupit. Teksa diçka e tillë është njoftuar vetë nga klubi.OSMANI

Osmani u largua vetëm pak ditë më parë nga Shkëndija e Tetovës, për shkak të rezultateve të dobëta në këtë fillim të sezonit. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Shkupi njofton se drejtimin e skuadrës së tyre nga dita e sotme, do ta marrë një trajner që ka bërë historinë në Maqedoninë e Veriut.

Pikërisht Osmani është një nga trajnerët shqiptar më të suksesshëm në Maqedoninë e Veriut, teksa ka arritur të fitojë 2 herë titullin kampion më Shkëndijën, po ashtu edhe Kupën e Maqedonisë.QATIP OSMANI

Osmani ka firmosur një kontratë me 2-vjeçare me Shkupin, e cila do ta mbajë të lidhur me këtë klub deri në verë e vitit 2021.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"