Zyrtare/ U largua nga Shkëndija e Tetovës, ish-mesfushori i Partizanit prezantohet në Danimarkë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2023 | 11:03

Zyrtare/ U largua nga Shkëndija e Tetovës, ish-mesfushori i Partizanit prezantohet në Danimarkë

Ferhan Hasani do të nisë një aventurë të re në Europë dhe këtë herë në Danimarkë. Mesfushori  32-vjeçar ka arritur akordin me klubin e Helsingor që aktivizohet në Ligën e Dytë dhe ditën e sotme është prezantuar si futbollist i skuadrës së re.

hasani

Hasani e mbylli me Shkëndijën aventurën e tij pak javë më parë, duke u shprehur se ishte koha që te Shkëndija të kishte hapësira për të rinjtë, duke shtuar se do të luante në Europë. Në këtë mënyrë, ish-mesfushori që luajti edhe për Partizanin në Superiore, ka arritur të transferohet.

Hasani e njeh mirë kampionatin danez duke qenë se në vitin 2013 u transferuar te Brondbi, skuadër me të cilën luajti për 2 vite. Në 36 takime me Brondbin, ai shënonte 7 gola dhe 4 asiste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"