ZYRTARE/ U largua nga Erzeni, Bubeqi merr menjëherë drejtimin e një tjetër skuadre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2018 | 21:32

ZYRTARE/ U largua nga Erzeni, Bubeqi merr menjëherë drejtimin e një tjetër skuadre

Pak ditë pasi u largua nga drejtimi i Erzenit, Dorjan Bubeqi do të vazhdojë të jetë trajner në Kategorinë e Parë. Ky i fundit është emëruar si trajner i Korabit.

Bubeqi

Në një postim në Facebook, ka qenë vetë klubi dibran që ka zyrtarizuar lëvizjen në krye të pankinës. Bubeqi ka qenë më parë trajner i Erzenit dhe Besës.

dorjan bubeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"