ZYRTARE/ U federua në limitin e merkatos, mesfushori i Vasko de Gamës bashkohet me Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2021 | 22:17

ZYRTARE/ U federua në limitin e merkatos, mesfushori i Vasko de Gamës bashkohet me Skënderbeun

Konfirmohet një tjetër lajm ekskluziv i paralajmëruar nga “Panorama Sport”, disa ditë më parë. Mesfushori brazilian Bruno Riter, është bashkuar me Skënderbeun. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi korçar nëpërmjet një njoftimit në faqen zyrtare.

Braziliani

22-vjeçari është federuar në limitet e merkatos, teksa u bashkua sot me grupin dhe u vendos nën urdhrat e trajnerit Memelli. Bëhet me dije se Riter ka firmosur për dy vite me klubin bardhekuq.

NJOFTIMI ZYRTAR I SKËNDERBEUT:

Bruno Ritter bashkohet me grupin!

22-vjeçari Brazilian i cili i federua në limitin e merkatos u bashkua sot me grupin dhe u vendos nën urdhrat e trajnerit Migen Memelli.

Ritter ka firmosur kontratën që e lidh me klubin tonë për dy vitet e ardhshme.

Mesfushori Difensiv ka provuar të luajë për Vasco de Gama dhe Manama Club ndërkohë në Korçë vjen pas eksperiencës në Bahrain me Al-Muharraq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"