ZYRTARE/ U afrua me bujë te Interi në verë, futbollisti largohet nga zikaltërit dhe prezantohet te ekipi i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 23:04

ZYRTARE/ U afrua me bujë te Interi në verë, futbollisti largohet nga zikaltërit dhe prezantohet te ekipi i ri

Aventura e Valentina Lazaro te Interi ka zgjatur vetëm 6 muaj, pasi mbrojtësi austriak ka vendosur të largohet nga zikaltërit.


lazaro.newcastle.ufficiale.2020.750x450

Ditën e sotme 23-vjeçari është prezantuar te skuadra e re, teksa ka vendosur të vazhdojë karrierën te anglezët e Njukastëll. Lojtari gjeti shumë pak hapësira tek ekipi i drejtuar nga Konte dhe vendosi të shikojë për një destinacion të ri.

Lazaro ka kaluar te ekipi anglez në formën e huazimit, me këta të fundit që kanë edhe të drejtën e blerjes nëse futbollisti bind me paraqitjet e tij.

Austriaku ka kaluar me sukses vizitat mjekësore, dhe para pak minutash është zyrtarizuar te ekipi i tij i ri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"