Zyrtare / Turqia emëron trajnerin e ri, firmos me të ardhmen e pankinës së Gjermanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 23:35

Zyrtare / Turqia emëron trajnerin e ri, firmos me të ardhmen e pankinës së Gjermanisë

Përfaqësuesja e Turqisë do të drejtohet nga një gjerman. Pas shkarkimit të Senjol Gynesh si pasojë e humbjes turpëruese 6-1 kundër Holandës, Federata Turke ka zgjedhur nëj emër i cili deri pak muaj më parë shihej si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Gjermanisë.

kuntz

Në pankinën e Turqisë do të ulet Stefan Kuntz, i cili që nga viti 2016 drejtonte ekipin U21 të Gjermanisë. Federata Turke bëri të ditur se ka arritur akordin me teknikun për të marrë drejtimin e skuadrës që në ndeshjet e tetorit të ekipit kombëtar.

Kuntz ia ka dalë që në tre edicionet e fundit të çojë në finalen e Europianit Gjermaninë U21, duke fituar ato të viteve 2017 dhe 2021. Ai shihej si pasardhësi më i mundshëm i Joakim Lëv, derisa në skenë doli Hansi Flik i cili la Bajernin për të marrë drejtimin e Gjermanisë, Megjithatë, ai vlerësohet jashtëzakonisht shumë në Federatën Gjermane dhe të gjithë parashikojnë që në një të ardhme jo shumë të largët, ai do të jetë në pankinën e përfaqësues së vendit të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"