ZYRTARE/ “Tronditet” Bajerni në momentin më të mirë, ylli i skuadrës dëmtohet dhe mungon 4 javë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 0:23

ZYRTARE/ “Tronditet” Bajerni në momentin më të mirë, ylli i skuadrës dëmtohet dhe mungon 4 javë

Bajerni i Mynihut humbet për 4 javë sulmuesin e tij Robert Levandovski.

1202428796.jpg.0

Futbollisti polak dëmtoi gjurin e majtë në sfidën e djeshme kundër Çelsit në Londër, takim i cili u fitua nga bavarezët me rezultatin 0-3. Klubi gjerman komunikon se Levandovski ka dëmtuar kockën e tibias dhe duhet t’i nënshtrohet fazës së rikuperimit dhe periudhe kohore që do të mungojë është 4 javë.

“Në ndeshjen e djeshme Çelsi-Bajern Mynih 0-3, Robert Levandovski pësoi frakturë në tibia në gjurin e majtë. Dëmtimi u gjet pas një ekzaminimi nga mjeku i skuadrës Hans Vilhelm Myler pas kthimit nga Londra. Ai do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 4 javë”, shkruhet në komunikatën e Bajernit të Mynihut.

1202329121.jpg

Sipas kalendarit Levandovski humbet 5 takime: sfidën e kthimit të 1/16-ave të Ligës së Kampioneve, takimin e parë çerekfinal të Kupës së Gjermanisë kundër Hofenhaimit dhe 3 takime në kampionatin gjerman. Mbrëmjen e djeshme, Levandovski shënoi golin e tretë të fitores së Bajernit kundër Çelsit në “Stamford Bridge” duke hedhur një hap drejt kualifikimit në fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"