ZYRTARE/ Transferohet te kundërshtarët e Ballkanit, ish-lojtari i Interit firmos me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2022 | 14:36

ZYRTARE/ Transferohet te kundërshtarët e Ballkanit, ish-lojtari i Interit firmos me…

Tashmë është zyrtare, Ibrahima Mbaje është futbollist i ri i skuadrës së CFR Kluzh.

MBAJE

Ish-mbrojtësi i Interit, ka firmosur një kontratë me ekipin e njohur rumun, të cilët janë dhe kundërshtari i Ballkanit të Ilir Dajës në grupet e Ligës së Konferencës.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi nga Rumania me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar, ku i kanë uruar mirëseardhjen 27-vjeçarit senegalez.

Mbaje vjen pas eksperiencës 8-vjeçare me Bolonjën në Serinë A, teksa aktualisht me emilianët në këtë sezon u aktivizua në 8 ndeshje në kampionat, por pa mundur dot të shënojë gol dhe të asistojë.

Senegalezi e nisi karrierën e tij me Interin teksa më parë ka pasur eksperiencë edhe me skuadrën e Livornos.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"