ZYRTARE/ Transferim 3 milionë euro, Zhegrova largohet përfundimisht nga Genk dhe firmos kontratë 3-vjeçare me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 22, 2020 | 23:41


ZYRTARE/ Transferim 3 milionë euro, Zhegrova largohet përfundimisht nga Genk dhe firmos kontratë 3-vjeçare me…

Edon Zhegrova është zyrtarisht futbollist i Bazelit. Pas huazimit 1-vjeçar nga skuadra e Genk, klubi më i titulluar në Zvicër, ka vendosur të blejë përfundimisht kartonin e talentit kosovar, duke shpenzuar plot 3 milionë euro.

zhegrova

21-vjeçari ka nënshkruar deri në vitin 2023 me kuqeblutë, teksa tashmë do të jetë zyrtarisht në pronësi të Bazelit. Zhegrova u aktivizua 18 ndeshje si huazuar me fanellën e klubi zvicerian, ku realizoi edhe 2 gola. Drejtuesit besojnë shumë te talenti kosovar, i cili mund të ketë një të ardhme të ndritur në vazhdim.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com