ZYRTARE/ Trajneri jep dorëheqjen nga stoli i skuadrës së Kategorisë së Parë, shkak bëhen rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2019 | 12:22

ZYRTARE/ Trajneri jep dorëheqjen nga stoli i skuadrës së Kategorisë së Parë, shkak bëhen rezultatet

Dritan Smajli jep dorëheqjen nga stoli i Shënkollit. Humbja e javës së 7-të përballë Devollit ka sjellë vendimin e parevokueshëm të trajnerit. Klubi ka nxituar për të gjetur edhe pasardhësin, duke ia besuar “timonin” Anteu Pepës. Nuk është emër i panjohur, pasi më herët ka drejtuar edhe Besëlidhjen për disa javë.

Smajli-vetem1

Pritet që prej ditës së sotme ai të nisë zyrtarisht nga puna, me shpresën që këtë fundjavë në transfertën delikate me Orikun të vijë edhe kthesa e madhe.

Gjatë një prononcimi të dhënë shkurtimisht për “Panorama Sport”, tekniku i larguar tashmë nga detyra ka dhënë shkaqet që e çuan deri në këtë pikë. “Vendimi për t’u larguar nga drejtimi i Shënkollit është personal dhe i parevokueshëm. Unë e mora këtë hap, pasi e gjykova që në këtë post të vijë dikush tjetër, që mund të vijojë më mirë rrugën drejt objektivit final, që është mbijetesa. Deri tani unë kam qenë plotësisht i angazhuar në stërvitjen e ekipit, por rezultatet nuk ishin ato që prisja. Ndaj edhe mora përgjegjësitë mbi vete, duke e lënë postin e trajnerit. Shënkollit, drejtueseve dhe trajnerit të ri u uroj suksese dhe jam i gatshëm të jem krah tyre pa rezerva”, u shpreh Dritan Smajli.

Preng Gjikola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"