Zyrtare/ Trajneri gjirokastrit merr drejtimin e Kamzës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2018 | 14:47

Zyrtare/ Trajneri gjirokastrit merr drejtimin e Kamzës

Nuk ka më dilema, Bledar Devolli është trajneri i ri i Kamzës. Ajo që “Panorama Sport” kishte paralajmëruar prej ditësh, tani është zyrtarizuar edhe nga klubi i Kamzës në faqen zyrtare në “Facebook”, ku përmes një fotoje, presidenti Naim Qarri prezanton trajnerin e ri.

Devolli

Për Devollin është një rikthim te Kamza, pasi dy sezone më parë pati meritën e madhe të rikthimit të skuadrës në Superiore, paçka se kampionatin në Kategorinë e Parë e mbylli si trajner Ramadan Ndreu.

Devolli vjen pas një viti të suksesshëm në Kosovë, ku ngjiti në Superligën vendëse klubin e KEK. “Bledar Devolli është trajneri i ri i skuadrës. Ndërkohë asistentet e tij do të jenë Jurgen Agolli dhe Eldi Topi. Bledar Vashku do të jetë në rolin e trajnerit të portierëve. Stërvitja nis sot në orën 18:00 në kompleksin e Kamzës”, – citohej në njoftimin e klubit në faqen zyrtare në “Fceebook”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"