ZYRTARE/ Torino shton shqiptarët në skuadër, merr edhe mesfushorin e talentuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2020 | 23:57

ZYRTARE/ Torino shton shqiptarët në skuadër, merr edhe mesfushorin e talentuar

Pas Samir Ujkanit dhe Mërgim Vojvodës, Torino së fundmi ka nënshkruar edhe me një tjetër lojtar shqiptar.

KRYEZIU ALTIN

Altin Kryeziu është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Torinos. Mesfushori 18-vjeçar sezonin e fundit ishte pjesë e të rinjve të SPAL, teksa tashmë do të vazhdojë karrierën në Torino, ku fillimisht do të aktivizohet me skuadrën e të rinjve, për të shpresuar më pas edhe ftesën nga ekipi i parë.

Kryeziu ka qenë pjesë e 17-vjeçarëve të Kranj në Slloveni, teksa ka luajtur edhe me 17-vjeçarët e këtij shteti, ndërkohë që ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën, ku është grumbulluar me ekipin U-21 të dardanëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"