ZYRTARE/ Tomori zgjedh trajnerin e ri, drejtimin e skuadrës beratase e merr…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2020 | 14:04

ZYRTARE/ Tomori zgjedh trajnerin e ri, drejtimin e skuadrës beratase e merr…

Tomori zgjedh trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. Do të jetë Bledar Sinella trajneri që do të drejtojë beratasit për sezonin e ri.

Bledar Sinella

Trajneri kavajas dhe kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo kanë arritur së fundmi një marrëveshje, për t’ia besuar Sinellës drejtimin e skuadrës për sezonin e ri.

Kujtojmë se Tomori u ngjit këtë vit në Kategorinë e Parë dhe synimet për sezonin e ri do të jenë të mëdha, për të tentuar Superioren.

Sinella ka qenë edhe në të kaluarën pjesë e Tomorit, ku qëndroi nga gushti i 2015-ës, deri në nëntor të 2016-ës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"