ZYRTARE/ Tjetër goditje “big” në merkato, Flamurtari prezanton afrimin e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2021 | 14:02

ZYRTARE/ Tjetër goditje “big” në merkato, Flamurtari prezanton afrimin e radhës

Konfirmohet lajmi ekskluziv i “Panorama Sport”. Flamurtari nuk po di të ndalet, teksa prezanton edhe Aladin Sallakun.

Sallaku

Vlonjatët po vijojnë furishëm merkaton e verës, duke dëshmuar se ngjitja do të jetë një formalitet. Aladin Sallaku ka goxha eksperiencë, ndërsa kampionatin e fundit e ka mbyllur te Torpedo Kutaisi në Gjeorgji.

Karrierën e ka nisur tek akademia bardheblu, ndërsa në 2014- ën te të rinjtë e Apolonisë. Në vitin 2016 ka luajtur për Besën. Në vitin 2020 ka mbrojtur ngjyrat e Turbinës dhe Bylisit, për të kaluar më pas në kampionatin gjeorgjian. Deri më tani vlonjatët kanë marrë emra me peshë, si: Ditmar Bicaj, Lejdi Liçaj, Behar Ramadani dhe Denis Pjeshka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"