ZYRTARE/ Tjetër futbollist shqiptar në kampionatin turk, mesfushori 23-vjeçar firmos me klubin kryeqytetas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 23, 2020 | 17:05


ZYRTARE/ Tjetër futbollist shqiptar në kampionatin turk, mesfushori 23-vjeçar firmos me klubin kryeqytetas

Turqi është shndërruar në një nga destinacionet më të preferuara të momentit për futbollistët shqiptarë të cilët kanë “zaptuar”, ligën e parë dhe Superligën, teksa ëndërrojnë të ecin në gjurmët e Vedat Muriqit.

voca-1-1-770x470

Së fundmi ka qenë shqiptari i Kosovës, Idriz Voca, i cili është zyrtarizuar te klubi turk i Ankaragucu. 23-vjeçari ka lënë Luzernin në Zvicër, duke iu bashkuar klubit kryeqytetas turk, teksa firmosi ditën e sotme, kontratë 2-vjeçare.

“Jam krenar që jam pjesë e një klubi të fortë dhe të suksesshëm siç është Ankaragocu. Jam i entuziazmuar t’i shërbej këtij komuniteti dhe premtoj të jap më të mirën time të mundshme”, ishin fjalët e mesfushorit shqiptar gjatë prezantimit.


PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com