ZYRTARE/ Tjetër firo te Egnatia, klubi rrogozhinas ndërpret bashkëpunimin me…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2021 | 15:03

ZYRTARE/ Tjetër firo te Egnatia, klubi rrogozhinas ndërpret bashkëpunimin me…

Pas dy largimeve të Asenio Valport dhe të Kris Gadit, Egnatia njofton sërish një largim nga skuadra e saj ditën e sotme.

DJURIC

Klubi rrogozhinas me anë të një komunikate zyrtare në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se ka përfunduar bashkëpunimin me portierin Uros Djuriç.

Gjithashtu klubi i Egnatias i ka uruar suksese në vazhdim tashmë ish-portierit të saj.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË EGNATIAS –

“- Njoftim

KF Egnatia njofton se portieri Uros Djuriç nuk do të jetë me pjesë e skuadrës tonë në pjesën e mbetur të sezonit.

Djuriç ka ndërprerë kontratën me konsesus.

KF Egnatia i uron suksese në karrierë.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"