Zyrtare/ Tiranës i hiqen 3 pikë, ja çfarë rrezikojnë tani bardheblutë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2018 | 22:51

Zyrtare/ Tiranës i hiqen 3 pikë, ja çfarë rrezikojnë tani bardheblutë

Tirana duket se do të nis një kalvar të gjatë dënimesh. Komisioni i Disiplinës ka bërë publik vendimin e saj ku vërehet re se  se Tiranës i janë hequr 3 pikë për shkak të gjyqit të humbur me Muzakën. Këto pikë do të zbriten nga klasifikimi aktual i Kategorisë së parë, grupi B. Këtë kategori Tirana e kryeson me 42 pikë dhe ndjekësi më i afërt është Bylisi me 29 pikë.

tirana

Deri në këtë pikë Tirana nuk rrezikon. Klubit i është lënë afat rreth 15 ditë kohë dhe nëse nuk e shlyen atëherë do t’i hiqen edhe 3 pikë të tjera.   Nëse kjo histori vazhdon duket se gjithë pesha do të rëndojë në krah të klubit kryeqytetas dhe do të ketë masë edhe më drastike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"