ZYRTARE/ Tirana “zhvat” Flamurtarin, vjen portieri i talentuar vlonjat. Gardiani i dytë brenda ditës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2019 | 17:42

ZYRTARE/ Tirana “zhvat” Flamurtarin, vjen portieri i talentuar vlonjat. Gardiani i dytë brenda ditës

Tirana e pandalshme në merkato ditën e sotme. Klubi bardheblu, pas prezantimeve të Dungës, Kariqit dhe portierit të rikthyer, Edvan Bakaj, ka prezantuar edhe një tjetër portier.

pano qirko

Bëhet fjalë për një portieri të ri me perspektivë, 20-vjeçari I ardhur nga Flamurtari, Pani Qirko. Futbollisti me origjinë nga Vlora, ka firmosur një kontratë për 3 vite, ndërsa cilësohet si një element i talentuar për të ardhmen.

pano qirkoo

Qirko ka dalë nga akademia e Flamurtarit, teksa ka qenë pjesë e ekipeve U17 dhe U19 të vlonjatëve, ndërsa ka luajtur për 8 ndeshje edhe në ekipin e parë, 5 në Superiore, dhe 3 në Kupën e Shqipërisë. Kujtojmë që Pano Qirko është ardhja e katërt nga Flamurtari, pas Elton Kale, Agustin Torasës dhe Idriz Bathës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"