ZYRTARE/ Tirana konfirmon huazimin e talentit bardheblu tek skuadra e… Patushit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2021 | 11:43

ZYRTARE/ Tirana konfirmon huazimin e talentit bardheblu tek skuadra e… Patushit

Tirana ka vendosur të huazojë talentin Andri Stafa tek ekipi i Burrelit që militon në Kategorinë e Parë dhe drejtohet nga një ish-futbollist bardheblu si Saimir Patushi.

unnamed (1)

Lajmi për huazimin e Stafës, është konfirmuar nga vetë kryeqytetasit nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”. Mesfushori do të jetë në shërbim të skuadrës matjane në sezonin e ri që do të fillojë më 11 shtator.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Klubi i Futbollit Tirana njofton huazimin e lojtarit Andri Stafa tek ekipi i KS Burreli. Pas interesimit të klubit mbi lojtarin bardheblu, mesfushori do të jetë në shërbim të skuadrës së KS Burreli në sezonin e ri që pritet të fillojë. I urojmë suksese në këtë rrugëtim.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"