ZYRTARE/ Tirana godet në merkato, transferon sulmuesin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 20:27

ZYRTARE/ Tirana godet në merkato, transferon sulmuesin e Milanit

Tashmë është zyrtare. Skuadra e Tiranës ka bërë një goditje të madhe në këtë fund merkatoje. Teksa merkatoja mbyllet në ditën e sotme,  skuadra bardheblu ka blerë një lojtar që do ti shërbejë repartit të sulmit.

Oduamadi

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Namdi Oduamadi i cili ka qenë në pronësi të skuadrës së Milanit për plot 8 vite. Lojtari ka luajtur në shumë skuadra italiane si Torino, Varese, Breshia ndërsa së fundmi ka luajtur te Helsinki në formë huazimi. Lojtarit i kishte përfunduar kontrata në korrik dhe tashmë bëhet lojtar i skuadrës kryqytetase të Tiranës. Ndërkohë lajmi është bërë i ditur edhe nga vetë faqja e klubit bardheblu.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"