ZYRTARE/ Tirana e dëshironte, sulmuesi maqedonas zgjedh ekipin e njohur shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2021 | 12:50

ZYRTARE/ Tirana e dëshironte, sulmuesi maqedonas zgjedh ekipin e njohur shqiptar

Sulmuesi maqedonas Matej Cvetanoski është futbollisti më i ri i Shkupit. Klubi shqiptar që konkuron në kampionatin maqedonas prezantoi sot 23-vjeçarin si përforcimin më të ri të “Pëllumbave”. Ish-sulmuesi i Vardarit ka firmosur kontratë dy vjeçare me Shkupin.
safe_image
Futbollisti pranoi gjatë prezantimit se oferta e shkupjanëve ishte më e mira. Ai u kërkua dhe nga Tirana e Shkëndija e Tetovës, por propozimi i Shkupit ka kënaqur më shumë Cvetanoskin.

Njoftimi i Shkupit

Një ndër futbollistët më të mirë të sezonit vjeshtor në kampionatin vendor, Matej Cvetanoski nga sot është futbollist i ekipit tonë, me kontratë dy vjeçare.

Cvetanoski që ishte më i kërkuari në afatin kalimtar ka pranuar kushtet e ofruara nga kryesia e klubit bardhekaltër për të qenë pjesë e skuadrës emblemë në vendin tonë, Shkupit për dy vitet e ardhshme.

Kujtojmë se futbollisti që luan në të gjitha pozitat e sulmit, karrierën e tij profesionale e kishte filluar te Makedonija Gj.P, Pelisteri, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Vardarit të Shkupit.

Në sezonin që lamë pas Cvetanoski në gjashtëmbëdhjetë paraqitje ka shënuar gjashtë gola, duke i shtuar vetes edhe pesë asistime.

“Jam shumë i gëzuar që do të jem pjesë e një klubi që ka histori të pasur si në vendin tonë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Sipas meje ofertën që ma dhanë Shkupi ishte më e mira për karrierën time futbollistike. Shpresoj të fitojmë titullin, jam këtu për ta ndihmuar ekipin. Dua të shtojë dhe të falënderoj të gjithë për pritjen e mrekullueshme që më kanë bërë, ndërsa me një numër të futbollistëve njihem që më parë dhe besoj se shumë shpejtë do të adaptohem në lojë”, ka thënë futbollisti 23 vjeçar, që është pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

cvetanoski

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"