ZYRTARE/ Theu rregullat e klubit, Tirana njofton “divorcin” me sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 14:36

ZYRTARE/ Theu rregullat e klubit, Tirana njofton “divorcin” me sulmuesin

Tirana dhe Riçard Danso kanë ndarë zyrtarisht rrugët. Sulmuesi dhe klubi bardheblu kanë ndërprerë në mënyrë konsensuale kontratën e tyre. Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi kryeqytetas me anë të një njoftimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook” duke njoftuar “divorcin” me sulmuesin 21-vjeçar.

DANSO

Ditën e djeshme u publikua lajmi se ganezi për shkak të sjelljes jokorrekte duke thyer rregullat në klub, ishte dënuar nga Tirana duke e dërguar për tu stërvitur te U-21.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT TË TIRANËS –

“Klubi i Futbollit Tirana njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Richard Danso. Sulmuesi i cili iu bashkua ekipit në Tetor të vitit 2020 ka pranuar ndërprerjen me konsensus të bashkëpunimit.

#pressword #pressannouncement #goodluck”

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Theu rregullat, Tirana dënon sulmuesin dhe e dërgon te U-21. Ja prapaskenat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"