ZYRTARE/ Teuta “peshkon” në Kroaci, firmos me talentin shqiptar nga Hajduku i Splitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2018 | 13:18

ZYRTARE/ Teuta “peshkon” në Kroaci, firmos me talentin shqiptar nga Hajduku i Splitit

Teuta ka zyrtarizuar një tjetër afrim në këtë merkato. Durrsakët kanë firmosur me Ardit Deliun, shqiptarin që prej tre sezonesh militon në kampionatin kroat të futbollit.

ardit deliu

Për dy vite, 20-vjeçari është aktivizuar me RNK Split, ndërsa sezonin e fundit ka qenë pjesë e Hajdukut të Splitit, teksa luan në krahun e majtë të mesfushës.

Ai ka debutuar me Besën në Shqipëri në moshën 17-vjeçare, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Shpresave të Shqipërisë.

Capture

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"