ZYRTARE/ Teuta përforcon mesfushën, rikthehet në Durrës futbollisti që u shpall kampion
Tashmë është zyrtare, Erando Karabeci është futbollisti i ri i Teutës.
Ish-kapiteni i Tiranës pas aventurës që pati me Prishtinën është rikthyer sërish në Durrës pas vetëm një sezoni.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Teutës me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen futbollistit që u shpall kampion me durrsakët përpara dy sezoneve.
Gjithashtu 33-vjeçari kryeqytetas ka fituar një titull kampioni me Tiranën, një Kupë të Shqipërisë dhe një Superkupë të Shqipërisë me bardheblutë.
KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË TEUTËS –
“( 𝒘𝒆𝒍𝒄𝒐𝒎𝒆 𝒃𝒂𝒄𝒌 𝒉𝒐𝒎𝒆 ) 🔵🔵
✍🤝 |Erando Karabeci është futbollist i ri i Teutës.
👉| KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori, Erando Karabeci, është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Lojtari bashkohet me Teuten pasi, ishte pjesë e Prishtnës në sezonin e fundit. Pas arritjes së marrëveshjes dhe zyrtarizimit të bashkëpunimit, Karabeci, nga sot është bashkuar me skuadrën në Durres ku po zhvillohen përgatitjet për edicjonin e ri ne superlig. #KF Teuta i uron mirëseardhje mesfushorit, #ErandoKarabeci dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë. #forcateuta🔵🔵”
BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL
