ZYRTARE/ Teuta bën “goditjen” e radhës në merkato, afron një tjetër sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2020 | 12:02

ZYRTARE/ Teuta bën “goditjen” e radhës në merkato, afron një tjetër sulmues

Teuta, nën drejtimin e trajnerit Edi Martini, duket se po bën një merkato të zgjedhur, por nuk ka ndërmend që të nxitohet. Skuadra durrsake, deri më tani ka pasur dy largime, Roni Gashi dhe Drako Nikaç, të cilët janë transferuar në Kosovë.

teuta

Pas afrimi të Kolubali, i cili firmosi ditën e djeshme, sot klubi nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”, ka zyrtarizuar edhe afrimin e shkodranit Ildi Gruda.

grudaaa

19-vjeçari është pjesë e kombëtares U-19 dhe ka spikatur në radhët e skuadrës së Shënkollit. Gjithashtu ka luajtur  dhe me Valetën në Maltë. Sulmuesi Gruda është një lojtar me të ardhme dhe në Durrës vazhdimisht i kanë pikasur lojtarët e tillë.

gruda

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"