ZYRTARE/ Tani nuk ka më dilema, Mançester Junajtid bën goditjen e madhe në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 18:32

ZYRTARE/ Tani nuk ka më dilema, Mançester Junajtid bën goditjen e madhe në merkato

Bruno Fernandes tashmë është një lojtar i Mançester Junajtid, pas atyre bisedimeve të stërzgjatura.Bruno Fernandez

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi anglez njofton arritjen e marrëveshjes me Sporting Lisbonën, për transferimin e mesfushorit portugez.

Pasi bisedimeve disa ditore, tashmë gjithçka ka marrë fund dhe Fernandes do të jetë lojtari më i ri i Junajtid.

26-vjeçari ishte një dëshirë e madhe edhe e Totenhemit, por “Spërsat” nuk arritën një marrëveshje.

Fernandes do i kushtojë arkave të Junatid 55 milionë euro neto, plus 25 milionë euro të tjera në formën e bonuseve, me të cilët do të nënshkruajë pasi të përfudnojë vizitat mjekësore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"