ZYRTARE/ Talenti shqiptar bën hapin e rëndësishëm në karrierë, transferohet te klubi i njohur kroat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 21:43

ZYRTARE/ Talenti shqiptar bën hapin e rëndësishëm në karrierë, transferohet te klubi i njohur kroat

Amet Korça, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, teksa është transferuar në futbollin elitar të Kroacisë, duke nënshkruar kontratë profesionale me skuadrën e HNK Gorica. Bëhet fjalë për një futbollist 21-vjeçar, i cili luan si qendërmbrojtës, ndërsa me HNK Gorica, ka nënshkruar kontratë deri verën e vitit 2025.

Amet-Korca (1)

Korça te HNK Gorica vjen nga ekipi i ligës së dytë Dubrava, për të cilën skuadër edicionin e kaluar zhvilloi 27 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola. Vlen të theksohet fakti se mbrojtësi është pjesë edhe e Kombëtares shqiptare të moshave.

Ndihem shumë i emocionuar, falënderoj presidentin dhe trajnerin për këtë mundësi. Mezi pres të luaj me lojtarë të rinj dhe sezonin që do të kemi para nesh. Synimi im është të luaj sa më mirë dhe do të bëj çmos për të justifikuar besimin që kam fituar. Më pëlqen energjia në klub, të gjithë kanë qenë shumë të sjellshëm me mua që kur kam ardhur dhe janë bërë si një familje e re për mua” – është shprehur Korça për faqen zyrtare të HNK Gorica.

Hapat e parë me futbollin i ka hedhur në Amerikë, aty ku kishte emigruar vite më parë me familjen e tij nga Struga e Maqedonisë së Veriut.

amet korca

Ai fillimisht kishte luajtur me Shatuck dhe më pas me ekipin e Solar në SHBA, nga e cila skuadër marsin e vitit 2019 ishte transferuar tek ekipi U-19 i Dinamo Zagrebit, për t’u huazuar më pas te skuadra e ligës së dytë NK Dubrava ZG. Për këtë të fundit, Amet Korça në total kishte zhvilluar 65 ndeshje, duke realizuar edhe 6 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"