ZYRTARE/ Talenti i Shpresave transferohet te klubi i madh holandez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2019 | 22:02

ZYRTARE/ Talenti i Shpresave transferohet te klubi i madh holandez

Futbollisti i Shpresave të Shqipërisë, Lindon Selahi është transferuar ditën e sotme te skuadra holandeze e Tuentes.

Selah

Mesfushori 20-vjeçar ishte pjesë e Standart Liezhit, ndërkohë që ka firmosur një kontratë dy vjeçare, me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër. Selahi është mesfushor me tipare mbrojtëse, ndërkohë që është cilësuar nga drejtuesit e klubit holandez, si një futbollist me të ardhme të ndritur.

Selahi2

Në prononcimin e tij si futbollist i Tuentes, shqiptari u shpreh:

“Tuente është një klub i madh me një histori të pasur dhe një stadium të madh. Ata janë përsëri në elitën e futbollit holandez. E ardhmja ime është këtu tani dhe dua të jap maksimumin për këtë klub dhe për tifozët”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"