Zyrtare/ Talenti i Partizanit firmos kontratë 4-vjeçare me Luftëtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2017 | 14:35

Zyrtare/ Talenti i Partizanit firmos kontratë 4-vjeçare me Luftëtarin

Fokusi i Luftëtarit në këtë sezon do të jenë futbollistët e rinj. Pas Arsen Kasës, Avernold Qyranit, Mikel Hoxhës, Stiven Pucit dhe Alvi Ahmetaj, të cilët u prezantuan disa ditë më parë, sot gjirokastritët kanë afruar në gjirin e tyre dy talente premtues.

Luftetari

Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e akademisë të Partizanit, Stivian Janku dhe sulmuesin e Luftëtarit U-19, Rudion Mahmutaj. Janku luan në repartin e mbrojtjes dhe është 20 vjeç.

Luftetari

Ai shikohet nga trajneri uruguaian si një futbollist me të ardhme premtuese, ndaj klubi bluzi i ofroi lojtarit një kontratë 4-vjeçare.

Janku Partizani

 

Klubi ka afruar në skuadrën e parë dhe sulmuesin nga ekipi i të rinjve Redion Mahmutaj, i cili spikati në sezonin e shkuar duke realizuar një numër të konsiderueshëm golash.

Partizani

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"