ZYRTARE/ Suso largohet nga Milani dhe prezantohet te ekipi i ri, ja detajet e transferimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 22:03

ZYRTARE/ Suso largohet nga Milani dhe prezantohet te ekipi i ri, ja detajet e transferimit

Suso është larguar nga Milani, teksa për pjesën tjetër të sezonit do të luajë te Sevija në kampionatin spanjoll.suso

Sulmuesi nuk ishte më një titullar i padiskutueshëm te Milani dhe për këtë arsye vendosi të largohet nga kuqezinjtë, me shpresën se do të gjejë më shumë minuta.

Tashmë 26-vjeçari është prezantuar te ekipi i ri. Lojtari ka kaluar te Sevija në formën e huazimit me të drejtë blerje, por që bëhet me detyrim nëse plotësohen disa kushte të caktuara. Suso.Siviglia.2019.20.sorriso.KIKO.HURTADO.750x450

Huazimi i Susos te Sevija do të jetë për 18 muaj, me Milanin që tashmë është hedhur në merkato për të gjetur zëvendësuesin e sulmuesit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"