ZYRTARE/ Superliga e Kosovës pasurohet me lojtarë nga Shqipëria, dy-ish futbollistët e Laçit i bashkohen Bledar Devollit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2021 | 15:30

ZYRTARE/ Superliga e Kosovës pasurohet me lojtarë nga Shqipëria, dy-ish futbollistët e Laçit i bashkohen Bledar Devollit

Dy ish-futbollistët e Laçit, Donald Rapo dhe Eglentin Gjoni janë zyrtarisht lojtarët e rinj të Drenicës. Qendërmbrojtësi vorak dhe mesfushori korçar u prezantuan sot në ambjentet e klubit që konkuron në Kosovë. Në komunikatën zyrtare të Drenicës, të dy futbollistët kanë firmosur për kontratë deri në fund të sezonit me të drejtë rinovimi.

pjimage (2)
Eglentin Gjoni (m) dhe Donald Rapo (d), lojtarët e rinj të Drenicës

Gjoni luajti për 4 vite me Laçin, ndërsa në verë iu bashkua Llapit në Kosovë, ndërsa Rapo luajti një vit me Laçin, por pas nisjes së mirë me Cungun, në takimet e fundit ai e humbi vendin e titullarit.

Kujtojmë që Drenica drejtohet nga trajneri Bledar Devolli.

Njoftimi i Drenicës

 

Gjoni dhe Rapo, përforcimet e radhës!

Skenderaj – 07 Janar 2021

Në vazhden e konsolidimit të skuadrës për stinorin pranveror 2021, drejtuesit e klubit kanë përmbyllur edhe dy marrëveshje me dy futbollistë.

Fjala është për qendërmbrojtësin, Eglantin Gjoni, i cili më herët ishte pjesë e Laçit kurse se fundmi u aktivizua në KF Llapi. Gjoni ka nenshkruar kontratë deri në fund të këtij kampionati me mundësi vazhdimi.

Ndërkohë, edhe mesfushori Donald Rapo, do të veshë fanelën kuq e zi , deri në fund të ketij kampionati. Rapo se fundmi u aktivizua të skuadra e Laçit në Shqipëri.

Drejtuesit e klubit gjatë ditëve në vijim , do të prezantojnë edhe përforcime tjera.     

gjoni rapo
PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"