ZYRTARE/ Sulmuesi shqiptar largohet nga Anglia dhe huazohet në… Zvicër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 23:57

ZYRTARE/ Sulmuesi shqiptar largohet nga Anglia dhe huazohet në… Zvicër

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Leon Dajaku do të vijojë karrierën te skuadra e St Galen në Zvicër. 21-vjeçari në të kaluarën ishte pjesë e moshave të Bajern Mynih, teksa prej verës së vitit të kaluar është në pronësi të Sandërlend.

dajaku

Dajaku është huazuar te St Galen, ekip që renditet në vendin e katërt në Superligën e Zvicrës dhe synon të luajë në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.

“Leoni mund të përdoret në pozicione të ndryshme në sulmin tonë, gjë që na jep mundësi të reja. Ai ka shumë potencial, jemi të lumtur që është pjesë e ekipit tonë deri në verë”, ka thënë drejtori sportive i klubit zviceran, Suter.

Vlen të theksohet se Dajaku më herët ka qenë pjesë e ekipit të dytë të Bajernit dhe ekipit të parë të Shtutgartit dhe Union Berlinit.

dajaku-780x439

Ai gjithashtu ka luajtur edhe 1 ndeshje për kombëtaren U20 të Gjermanisë. Me Sandërlendin, sulmuesi me origjinë shqiptare ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"