ZYRTARE/ Sulmuesi i talentuar largohet nga Teuta pas 3 vitesh e gjysëm: Që në moshën katër vjeçare e kisha ëndërr…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2022 | 20:12

ZYRTARE/ Sulmuesi i talentuar largohet nga Teuta pas 3 vitesh e gjysëm: Që në moshën katër vjeçare e kisha ëndërr…

Tashmë është zyrtare, Dejvid Kapllani nuk do të jetë më pjesë e Teutës. Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, talenti durrsak, ka bërë më dije se pas 3 vite e gjysmë në ekipin e parë ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me klubin e qytetit të lindjes.

KAPLLANI

Nuk munguan falenderimet për presidentin Hasanbelli, për trajnerët dhe drejtuesit e tjetër si dhe një falenderim special shkoi për tifozat durrsak.

STATUSI I DEJVID KAPLLANIT:

Qe ne moshen 4-vjecare kur fillova hapat e pare te futbollit e kisha enderr te debutoja dhe te arrija per te kontribuar ne ekipin tim te zemres dhe aty ku jam rritur.
Pas gjithe atyre viteve si pjes e akademise dhe pas 3viteve e gjysem ne ekipin e pare nderpres bashkpunimin me klubin e qytetit tim Kf Teuta.Nje rrugetim mjaft i bukur dhe emocional pasi fitova gjithcka qe nje futbollist per aq me teper nje durrsak enderron te fitoj me klubin e tij.
I jam mirenjohes presidentit z.Hasanbelli per mundesin e dhene,shefit te klubit per mbeshtetjen,te gjithe trajnerat qe kam kaluar nga akademia deri tek stafi i ekipit te pare dhe gjithashtu lojtarve qe jam stervitur cdo dite. Nje falenderim special shkon per te gjithe tifozat durrsak qe me kan mbeshtetur dhe me kan qendruar prane gjithmone!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"