ZYRTARE/ Suarez kalon tek Atletiko, por madrilenët nuk e marrin falas. Ja sa kanë paguar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 9:55

ZYRTARE/ Suarez kalon tek Atletiko, por madrilenët nuk e marrin falas. Ja sa kanë paguar

Tashmë është zyrtare, Luis Suarez largohet nga Barcelona dhe kalon te skuadra e Atletikos së Madridit. suarez

Kjo është konfirmuar nga vetë klubi katalanas, të cilët nëpërmjet faqes zyrtare, njoftojnë se Suarez do të jetë një lojtar i Atletikos.

Gjithashtu zbulohen edhe detajet e marrëveshjes, teksa uruguaiani nuk do të kalojë falas te Atletiko, por këta të fundit do të derdhin 6 milionë euro në arkat e Barcelonës.

Në këtë mënyrë, Simeone merr në skuadrën e tij një nga sulmuesit më të mirë në botë, për të synuar këtë sezon arritjen e objektivave madhorë për klubin madrilen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"