ZYRTARE/ Starton aventura e Asllanit te Interi, mesfushorin e Kombëtares e prezanton… Lukaku (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2022 | 23:55

ZYRTARE/ Starton aventura e Asllanit te Interi, mesfushorin e Kombëtares e prezanton… Lukaku (VIDEO)

Interi ka zyrtarizuar transferimin e Kristjan Asllanit, me mesfushorin që ka firmosur kontratën me klubin zikaltër.

67675676577

20-vjeçari starton kështu aventurën e re me Interin, pas transferimit nga Empoli për 12 milionë plus 2 të tjera bonus.

Prezantimi i mesfushorit kuqezi fillimisht është bërë nga ana e Interit me një video ku shfaqet Romelu Lukaku duke folur për Asllanin dhe më pas klubi ka postuar foton e mesfushorit duke firmosur kontratën në prani të presidentit Stiven Zhang.

“Fola me djalin e ri, Asllanin. Më pëlqen mentaliteti i tij, ka për të surprizuar.

Është vetëm 20 vjeç, por nga mënyra si flet duket si 27.”, shprehet Lukaku.


View this post on Instagram

A post shared by Inter (@inter)

 

 

 

View this post on Instagram

 

  A post shared by Inter (@inter)


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"