ZYRTARE/ Spikati vjet në Superiore, futbollisti afrikan rikthehet sërish te Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2020 | 17:50

ZYRTARE/ Spikati vjet në Superiore, futbollisti afrikan rikthehet sërish te Kastrioti

Kastrioti është përforcuar me mbrojtësin kamerunas Edi Bojom.

bojom

Klubi krutan konfirmoi lajmin e rikthimit të 31-vjeçarit në faqen zyrtare. Bojom luajti pjesën e dytë të sezonit të kaluar me Kastriotin duke spikatur si njëri prej mbrojtësve më të mirë të sezonit në Kategorinë Superiore dhe rikthimi i tij te Kastrioti i jep ekipit një tjetër avantazh për t’u ngjitur sërish në Superiore.

Krutanët kryesojnë grupin A të Kategorisë së Parë dhe janë të vendosur për të marrë sërish pjesë në elitën e futbollit shqiptar.

Njoftimi i Kastriotit:

EDY BOJOM ËSHTË SËRISH PJESË E KASTRIOTIT

QENDËRMBROJTËSI EDY BOJOM, I CILI ISHTE PJESË E SKUADRËS EDHE SEZONIN E SHKUAR NË SUPERIORE, ËSHTË RIKTHYER NË SHQIPËRI DHE PREJ DITËS SË SOTME AI I ËSHTË BASHKUAR SKUADRËS NË STËRVITJE.

MIRË SE ERDHE BOJOM!

bojom

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"