ZYRTARE/ Spikati në EURO 2004 dhe fitoi Ligën e Kampioneve, tërhiqet nga futbolli ish-sulmuesi i njohur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 19:40

ZYRTARE/ Spikati në EURO 2004 dhe fitoi Ligën e Kampioneve, tërhiqet nga futbolli ish-sulmuesi i njohur

Sulmuesi çek Milan Barosh tërhiqet nga futbolli në moshën 38-vjeçare. Ish-sulmuesi i Liverpulit dhe Olimpik Lionit u shpreh se dhimbjet e vazhdueshme në tendinë nuk e lejojnë që të luajë ende.
milan-baros-ostrava-1579865687-30423
“Mendja ime dëshiron që unë të luaj, por trupi më ndalon. Kam patur shumë probleme me tendinën dhe nuk mund të luaj e të stërvitem”, u shpreh 38-vjeçari.

Barosh spikati në vitet 2004-2005 duke dalë si “golashënuesi më i mrië i EURO 2004” me 5 gola, ndërsa një vit më pas ai fitoi dhe Ligën e Kampioneve me Liverpulin në finalen e madhe të quajtur “Mrekullia e Stambollit”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"