ZYRTARE/ Shkupi nuk ndalet në merkato, prezanton afrimin e sulmuesit rus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2020 | 22:37

ZYRTARE/ Shkupi nuk ndalet në merkato, prezanton afrimin e sulmuesit rus

Shkupi duket se nuk ka ndërmend të ndalet në merkato, teksa së fundmi ka prezantuar një tjetër afrim në skuadër.DIBIR

Sulmuesi rus, Dzhamal Dibirgadzhiev është transferimi i radhës te skuadra shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Në të kaluarën 24-vjeçari ka luajtur për skuadra të njohura si, Çernomorets, Anzhi, Veles, ndërsa ka luajtur edhe në Portugali me Fatima.

Ditën e nesërme sulmuesi pritet të bashkohet me skuadrën e Shkupit dhe menjëherë do të vihet nën urdhrat e trajnerit Bajramit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"