ZYRTARE/ Skuadra e Kategorisë së Parë godet në merkato, firmos me ish-lojtarin e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2021 | 23:11

ZYRTARE/ Skuadra e Kategorisë së Parë godet në merkato, firmos me ish-lojtarin e Tiranës

Mateus Levendi është lojtari më i ri i Erzenit. Mesfushori vjen nga skuadra e Besës së Kavajës dhe do të jetë pjesë e shijakasve deri në fund të sezonit.
LEVENDI

27-vjeçari është një njohës i mirë i Kategorisë së Parë, pasi në të kaluarën ka luajtur edhe me skuadrat e Turbinës, Burrelit dhe Egnatias.

Gjithashtu Levendi ka qenë edhe pjesë e Tiranës, gjatë sezonit 2017-2018, teksa ka dalë pikërisht nga akademia e bardhebluve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"