ZYRTARE/ Skënderbeu teston forcat, zgjedh ekipin e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2020 | 19:45

ZYRTARE/ Skënderbeu teston forcat, zgjedh ekipin e Kategorisë së Parë

Skënderbeu dhe Egnatia do të përballen pas dy ditësh në kuadër të përgatitjes për pjesën e dytë të sezonit.

egnatia

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit rrogozhinas ku njofton se takimi do të luhet në resortin “Tropikal” në Durrës. Ky test miqësor do të zhvillohet në orën 14:00.

Ky do të jetë testi i parë miqësor për këtë fazë përgatitore.

Teksa Egnatia ka kryer disa përforcime këtë merkato të janarit, te bardhekuqtë ende nuk ka një emër të ri në ekip, megjithatë priten prurje në ditët e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"