ZYRTARE/ Skënderbeu siguron dy futbollistë për 4 vite, bardhekuqtë u besojnë të rinjve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2020 | 22:25

ZYRTARE/ Skënderbeu siguron dy futbollistë për 4 vite, bardhekuqtë u besojnë të rinjve

Skënderbeu ka prezantuar dy futbollistë të rinj me të cilët ka firmosur për 4 vite. Mesfushorët Aleksandros Tereziu dhe Alban Shabani do të jenë pjesë e bardhekuqve për 4 edicionet e ardhshme. Lajmi u konfirmua në faqen zyrtare të Skënderbeut.
pjimage (3)
Ndryshe nga sezonet e kaluara, Skënderbeu i ka dhënë prioritet lojtarëve të rinj pasi nuk mundi të fitonte betejën ligjore në Gjykatën Federale për heqjen e dënimit 10-vjeçar për mospjesëmarrje në kompeticionet e futbollit europian.

Njoftimi i Skënderbeut
Aleksandros Tereziu, 4 vite bardhekuq”
20 vjeç, luan në krahun e majtë të mesfushës. I mrekullueshëm me topin, mjaftuan disa minuta në fushë për të bindur stafin dhe drejtuesit.
Ish lojtari i Asteras Tripoli në Greqi ka firmosur një kontratë e cila e lidh me klubin tonë për 4 vitet e ardhshme. Mesfushori do të mbajë në fanellë numrin 11!
Welcome on Board Aleksi

1111111111111

✍️ “Alban Shabani, 4 vite bardhekuq”
Mesfushori me tipare mbrojtëse vjen nga Llapi, dhe ka firmosur një kontratë që e lidh me klubin tonë për 4 vitet e ardhshme.
20 vjeçari ka bindur stafin teknik me në krye trajnerin Julian Ahmataj dhe shihet si afrim i rëndësishëm për të ardhmen.

Welcome On Board Alban❗️?

2222222222222
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"