ZYRTARE/ Skënderbeu “pa frena” në merkato, prezanton 4 afrimet e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2021 | 22:50

ZYRTARE/ Skënderbeu “pa frena” në merkato, prezanton 4 afrimet e para

Skënderbeu ka prezantuar 4 afrimet e para në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për futbollistët Vangjel Zguro, Agbodzie Abei, Melos Bajrami dhe Leard Sadriu.

Skenderbeu afrimet

Ka qenë vetë klubi korçar që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ka prezantuar prurjet e reja në merkato. Të 4 futbollistët e rinj bardhekuq janë bashkuar me ekipin në stërvitje.

Zguro

Pogradecari Zguro është futbollist me eksperiencë në Superiore, i cili vitet e fundit i ka kaluar në futbollin amerikan.

Melos Bajrami

Për sa i përket Bajramit dhe Sadiut, i pari, vjen nga radhët e klubit të Ballkanit në Kosovë, ndërsa Sadriu,  vitet e fundit ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës dhe gjithashtu bën pjesë në përfaqësuesen U21 të Kosovës.

Sadriu

Ndërkohë futbollisti ganez Abei, aktivizohet në rolin e qendërmbrojtësit.

Abei

NJOFTIMI I KLUBIT: 

“4 afrimet e para, bashkohen me ekipin” 
KF Skënderbeu prezanton 4 afrimet e para në merkaton e Janarit, Vangjel Zguro, Agbodzie Abbey (21 vjeç, qëndërmbrojtës), Melos Bajrami (18 vjeç, mesfushor) dhe Leard Sadriu (19 vjeç, Mbrojtës) janë zyrtarisht futbollistë bardhekuq. 
4 futbollistët e rinj bardhekuq janë bashkuar me ekipin në stëvitje dhe janë në dispozicion të trajnerit Julian Ahmataj.

 

Skenderbeu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"