Zyrtare/ Skënderbeu huazon 2 futbollistë te Trepça 89’

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2018 | 16:48

Zyrtare/ Skënderbeu huazon 2 futbollistë te Trepça 89’

Kampionët e Kosovës, Trepça 89’ kanë përforcuar skuadrën duke marrë 2 futbollistët e Skënderbeut në huazim për gjysmën e dytë të sezonit. Bëhet fjalë për Shend Kelmendin dhe Egzon Korenicën.

Kelmendi

Kelmendi u aktivizua në takimet e Kupës me Skënderbeun, por në kampionat nuk arriti të marrë asnjë minutë. Korçarët kanë menduar ta huazojnë te skuadra e Kosovës për të pasur më shumë minuta aktivizimi.

Shend-Kelmendi

Futbollisti tjetër që do i bashkohet 89-çit është i riu Egzon Korenica, i cili u testua nga trajneri Daja në Antalia. Ai vjen nga kampionati suedez dhe mësohet se ka nënshkruar me Skënderbeun.

Skenderbeu stervitje

Klubi korçar ka vendosur ta transferojë atë te kampionët e Kosovës, për t’u rritur si futbollist. Si Kelmendi ashtu edhe Korenica janë prezantuar disa çaste më parë dhe do t’i bashkohen skuadrës në stërvitje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"