ZYRTARE/ “Skënderbeu do të ketë vend të posaçëm në zemrën time”, një tjetër titullar largohet nga skuadra korçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2022 | 20:35

ZYRTARE/ “Skënderbeu do të ketë vend të posaçëm në zemrën time”, një tjetër titullar largohet nga skuadra korçare

Bekim Rexhepi është futbollisti i radhës që konfirmon zyrtarisht largimin nga Skënderbeu. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, gardiani titullar, i korçarëve në 2 sezonet e fundit, ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin juglindor.

REXHEPI BEKO

Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Instagram”, Rexhepi shkruan se ndihet shumë krenar që i është dhënë mundësia të mbrojë ngjyrat e gjigantit Skënderbeu, i cili sipas tij do të ketë një vend të posaçëm në zemrën e tij.

Vlen të theksohet se gardiani shqiptar nga Maqedonia e Veriut, luajti si i huazuar te skuadra korçare, nga Shkëndija e Tetovës.

POSTIMI I REXHEPIT NË INSTAGRAM: 


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"