ZYRTARE/ Skënderbeu bën merkato te skuadra kosovare, merr një sulmues dhe një mesfushor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 16:01

ZYRTARE/ Skënderbeu bën merkato te skuadra kosovare, merr një sulmues dhe një mesfushor

Skënderbeu është përqendruar kryesisht te lojtarët e rinj për sezonin e ri, teksa ky është edhe plani i drejtuesve.

ALBAN SHABANI

Këtë e tregon edhe një lëvizje e bërë së fundmi nga korçaret, të cilët kanë marrë dy lojtarë nga skuadra kosovare e Llapit.

Në një postim nga këta të fundit, thuhet se mesfushori Alban Shabani 20 vjeç dhe sulmuesi i majtë Bekim Maliqi 19 vjeç kanë kaluar te Skënderbeu në formën e huazimit.

BEKIM MALIQI

Duket se dy lojtarët kanë tërhequr vëmendjen e korçarëve në ndeshjen miqësore që kishin para pak ditësh dhe për këtë arsye i kanë marrë në skuadër për sezonin e ri.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"